ShMB-DRITA
Shoqata e Muslimanëve të Ballkanit Drita, është një shoqatë humanitare jofitimprurës dhe joqeveritare e themeluar më 10.10.2009. Në bazë të aktiviteteve të shpeshta të ndërmara nga një grup aktivistësh nga ballkani, të cilët me vullnet të mirë shprehën dëshirën, për të themeluar një shoqatë muslimane ku rreth saj do mblidhte muslimanët me prejardhje nga Ballkani në menyrë të organizimit sa më të mirë dhe konstruktiv në Britani të Madhe. ShMB-DRITA është e regjistruar pranë organeve kompetente në Angli dhe Wales me datën 10.03.2010, me numrin 7185275.
Misioni
Të asistoj në furnizimin e mjeteve të duhura për organizimin e aktiviteteve shoqërore të moshave të ndryshme të të dy gjinive siç janë: seminare, simpoziume, forume, kurse, ekskurzione, manifestime të ndryshme etj, që do të kenë karakter arsimorë, kulturorë dhe zbavitës me qëllim që të ngrisim diturinë dhe vlerat tona si dhe të kontribuojmë në shoqërinë ku jetojmë dhe veprojmë. Gjithashtu do angazhohemi të inkuadrojmë persona me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për aktivitete të tilla. Do punojmë të bëhemi shembull në vepër duke dëshmuar në praktikë se jemi të aftë të veprojmë dhe akomodohemi në rrjedhat e gjithëmbarshme shoqërore si dhe do zhvillojmë aktivitete të mirëfillta në mënyrë që të realizojmë synimet tona në mënyrë institucionale.
Vizioni
ShMB-DRITA të jetë aktive në fushën e thirrjesë Islame, si dhe të jetë shembull e një shoqate të suksesshme në zhvillimin e gjithëmbarshëm shpirtëror, kulturor, material dhe moral të shoqërisë. Të promovojë vlera të larta si dhe të jetë shoqatë e afirmuar në Britani të Madhe dhe arenën ndërkombëtare në hap me proceset integruese.
Vlerat e ShMB-DRITA
1. Besueshmëri
2. Objektivitet
3. Tolerancë
4. Mirëkuptim
5. Bashkëpunim
6. Punë institucionale
Veprimtaritë e ShMB-DRITA
1. Fokusim në çështjet prioritare
2. Disiplinë në realizimin e detyrave
3. Dialogu me të tjerët
4. Partneritet e jo rivalitet
5. Harmonizimi i tradicionales dhe atë bashkëkohore
6. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore
7. Mospërdorimi i dhunës
8. Integrim





